1. Bllokoni Hapjen Automatike te Programeve qe nuk ju duhen
Kur te instaloni program ne Windows, ai mund te instaloj edhe ndonje program tjeter te vogel qe starton automatikisht kur te ndizni kompjuterin tuaj. Pasi te instaloni shume programe, procesi i startimit te PC-se suaj mund te ngadalesohet se tepermi. Pra nese keni programe te instaluara qe nuk i shfrytezoni aq shume, atehere ato nuk kan nevoje te hapen cdo kohe kur ju te startoni PC-ne tuaj.
- Klikoni ne Start dhe shkruani msconfig.exe ne kutine e kerkimit. Duke shkruar, rezultate do te shfaqen. Kur te shihni msconfig.exe klikoni ne te dhe shtypni Enter, pra thjesht hapeni.
(Nese jeni duke shfrytezuar Windows XP, atehere klikoni ne Start dhe hapeni Run dhe pastaj shkruani msconfig.exe)
- Kliko ne tabin Startup. Do te ju shfaqet lista e te gjitha programeve qe hapen automatikisht kur ju te startoni PC-ne tuaj. Per te parandaluar hapjen e programeve ne menyre automatike atehere largoni shenjimin me tick ne kutite para tyre. Klikoni OK kur te perfundoni seleksionimin tuaj.
- Nje dritare do te ju shfaqet ku ju pyet se nese deshironi te ristartoni kompjuterin tuaj ne menyre qe ndryshimet qe keni bere te kene efekt atehere klikoni Restart. Mirepo nese jeni duke punuar edhe dicka tjeter, atehere me mire ruani punet tjera dhe pastaj vazhdoni me restartim.
2. Zvogeloni kohen e voneses per shfaqjen e Menyse Start
Normalisht, ekziston nje vonese para se te shfaqet menyja Start. Nese deshironi qe kjo te hapet me shpejt mund ta beni duke ndryshuar vlerat ne Regjister.
- Kliko Start dhe shkruaj regedit.msc ne kutine e kerkimit. Shtypni Enter qe kjo te hapet.
- Nese hapet kutija e dialogut te User Account Control, kliko butonin Yes per te vazhduar. (kjo edhe mund te mos shfaqet nese e keni te ndryshuar kontrollin e sigurise me heret, gje qe nuk perben ndonje problem.)
- Ne anen e majte te dritares Registry Editor navigoni ne HKEY_CURRENT_USER pastaj Control Panel pastaj Desktop key. Ndersa tani ne anen e djathte te dritares, rreshqitni poshte deri sa te gjeni MenuShowDelay. Klikoni me tastin e djathte te mausit dhe zgjedhni opsionin Modify…
- Do te ju hapet dritarja e Edit String ku ne fushen Value data: mund te shkruani ndonje vlere nga 0 deri ne 4000. Vlera qe e shkruani percakton kohen se sa milisekonda i duhet menyse Start te hapet. Ne nuk ju rekomandojme te perdorni vleren 0. Ne rastin tone ne kemi zgjedhur vleren 200. Kliko butonin OK per te aprovuar ndryshimet.
- Dhe e mbyllim dritaren Registry Editor dhe e ristartojm kompjuterin /KeKompjtuer
Post a Comment