‘LG’ ka bërë të ditur se kompania ka vendosur që të ndërpres zhvillimin e kompjuterëve të rinj tablo, pasi që kompania do të fokusohet në pajisje më të vogla, si telefonat e mençur mobil.
LG ka lansuar disa kompjuter tablo në Android, si LG Optimus Pad, mirëpo dyshohet se kjo tablo ka qenë më pak e famshme sesa që prodhuesi ka pritur, prandaj edhe kompania ka ardhur deri te ky vendim.
“Ne kemi vendosur që ta shtyjmë prodhimin e tablove të reja, në mënyrë që të mund të fokusohemi në telefonat e mençur mobil”, ka thënë Ken Hong, zëdhënësi i kompanisë LG.
Megjithatë, ky vendim i LG-së do të mund të sjell modele të reja të telefonave, dhe mbetet të shihet se sa do të mund të depërtojnë në treg modelet e reja të LG-s./zeri/kekompjuter/
Post a Comment