Tableti i parë i Google do të quhet Asus Nexus 7
Për një kohë të gjatë është folur për tabletin e ri të Google, i cili do të prodhohet nga Asus dhe do të mbështetet në Android.
Tani, sipas informacioneve të fundit, tableti i ri i Google do të prezantohet në ngjarjen e dedikuar për zhvilluesit, Google I/O, e cila do të mbahet prej 27 deri më 29 qershor.
Fotografia e mëposhtme është një prezantim i asaj që mund të jetë, ndërsa merret vesh se tableti i ri i Google, do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, 1280 x 960 piksel, ndërsa i njëjti do të emërtohet Asus Nexus 7.
Sa më shpejtë që merren vesh më shumë detaje për tabletin e ri Android, Asus Nexus 7, do të raportojmë për të, ndërsa besojmë se deri atëherë Google dhe Asus do ta bëjnë publik edhe çmimin e pajisjes. / Telegrafi / Kekompjuter
Post a Comment