Postimet e fundit :

5 vjet iPhone... telefoni që ka ndryshuar jetën tonë!





Me 9 Janar 2007 prezantohej në skenën e Macworld, iPhone i parë, që shënoi një revolucion në botën e teknologjisë mobile. 5 vite më parë, Steve Jobs i prezantonte të gjithë botës produktin e tij revolucionar, dhe me 29 Qershor 2007 dilte në treg iPhone 2G. Tashmë, është pjesë e jetës tonë, të apasionuar apo jo, kjo pajisje ka ditur të rinovohet plot 5 herë duke vazhduar të zërë vendet e para në rënditjen e pajisjeve më të dashura, më të shitura dhe pse jo ... edhe më të kopjuar!

Kur Steve Jobs prezantoi iPhone-in e parë, tha që Apple po rishkruante historinë, dhe faktet e vërtetojnë këtë. iPhone ka revolucionuar botën e smartphone-ve dhe ndoshta sot, pa atë prezantim në janar të 2007, nuk do të kishim as Android e as Windows Phone ashtu siç i njohim sot.

Projekti iPhone kishte nisur që në vitin 2004, kur Steve Jobs i kërkoj inxhinierëve dhe designer-ave të tij të realizonin një telefon që të kontrollohej me gishtërinjë dhe të kishte vetëm një buton. Një mision ky, që atëherë dukej i pamundur por që pastaj u transformua në realitet.

Ekrani me xham multitouch, pjesa e pasme prek alumini, ngjyra e zezë me shkëlqim dhe korniza prej argjenti e bënin para së gjithash një produkt në stilin Apple, elegant dhe i sofistikuar. Sistemi operativ i studiuar për tu përdorur plotësisht vetëm me gishtërinjë dhe një buton qëndrorë, ishte mjaft i thjeshtë dhe me një grafikë mjaft të pëlqyer.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter