Postimet e fundit :

BlackBerry App World me 3 miliardë shkarkime



Me të ardhurat në rënie dhe me tremujorin e parë me humbje, RIM nuk duket të jetë në një pozitë të mirë. Prodhuesi i smartfonëve BlackBerry u detyrua të shtyj lansimin e sistemit operativ të gjeneratës së re BlackBerry 10 OS për në vitin 2013.
Me gjithë këto vështirësi RIM ka publikuar një lajm sadopak të mirë për linjën e pajisjeve të veta BlackBerry.
Kjo kompani tha se dyqani BlackBerry App World ka arritur 3 miliardë shkarkime, duke u rritur nga 2 miliardë shkarkime që kishte në fillim të këtij viti.
App World ka vetëm 90,000 aplikacione që do të thotë se konsumatorët janë duke shkarkuar me ritëm 2.5 milionë aplikacione në ditë.
Sado mbresëlënës dhe i rëndësishëm të jetë ky lajm për kompaninë RIM, prapë duket shumë i vogël në krahasim me Apple dhe Google.
Google Play Store kohëve të fundit kishte 20 miliardë shkarkime, kurse Apple para katër muajsh tha se dyqani i vet iOS App Store kishte 25 miliardë shkarkime, numër ky që sigurisht se është rritur që prej atëherë.
Secili dyqan nga këto dy kompani ka numër më të madh aplikacionesh sesa BlackBerry App World, ku Google ka më shumë se 600,000 dhe Apple më shumë se 650,000 aplikacione.kekompjuter,
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter