Nokia del në Android, nëse Windows Phone dështon
Nokia ka vënë bast për biznesin e saj me Microsoft-in, përkatësisht platformën e saj mobile Windows Phone, për të cilën marrëveshje prodhuesi i njohur i telefonave mobil ka paguar shumë sasi të madhe të të hollave.
Megjithatë, shumë njerëz e kanë pyetur veten se çka do të ndodhte nëse Nokia do të dështonte me platformën mobile të Microsoft, dhe se cili do të ishte plani B i kompanisë e cila ka humbur pozitën e liderit botëror për telefona mobil, pasi që vendin e saj e ka zënë Samsung.
Tani merret vesh se Nokia si plan mbështetës për telefonat e saj mobil e ka platformën mobile të Google, Android, në rast se biznesi me Windows Phone nuk ecën mirë.
Risto Siilasmaa, anëtar i bordit të Nokia’s së fundmi ka dhënë një intervistë për televizionin finlandez, ku ka thënë se kompania e tij është e lumtur me bashkëpunimin me Microsoft dhe platformën e saj mobile, porse nëse ndodh që kjo strategji nuk funksionon, atëherë mbështetja do të jetë në Android të Google. / Telegrafi / Kekompjuter
Post a Comment