Postimet e fundit :

Samsung fillon shitjen e Galaxy Beam



Disa prej lexuesve tanë me siguri se e kujtojnë modelin e përfolur të Samsung, Galaxy Beam, i cili ishte paralajmëruar gjatë kongresit botëror mobil në Barcelonë, dhe tani ka dal në shitje tek një numër i konsiderueshëm i dyqaneve që shesin me pakicë.
Sa për përkujtim, Samsung Galaxy Beam vjen me Android 2.3 Gingerbread, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, rezolucion prej 800 x 400 piksel, si dhe kamerën e përparme për video komunikim.


Në anën e pasme të telefonit gjendet edhe kamera me 5 mega-piksel për foto dhe video, ndërsa telefoni posedon edhe 8GB memorie të brendshme për të ruajtur të gjithë përmbajtjen tuaj në telefon.


Funksioni kryesor i Samsung Galaxy Beam llogaritet të jetë projektori i integruar në telefon, i cili mund të projektoj imazhe dhe video në diagonale prej 50 inç. Ky model i ri i telefonit të Samsung shitet me një çmim prej 390 funtave, duke përfshirë edhe taksat. / Telegrafi /Kekompjuter

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter