Postimet e fundit :

Si të krijoni video klipe me VLC




Doni të ruani një pjesë të caktuar të një videoje? Apo keni dëshirë të prisni shumë pjesë nga një video e gjatë, dhe në fund t'i bashkoni të tëra bashkë sipas dëshirës?
Tani këtë mund ta bëni shumë thjeshtë dhe pa nevojën e programeve të ndërlikuara, thjesht duke përdorur lexuesin VLC. Si fillim, nëqoftëse nuk e keni VLC-në, atë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu. Më pas i gjithë ky proces mund të kryhet në 3 hapa të shpejt dhe të thjeshtë.
Hapi 1: Hapni videon tuaj që doni të shikoni, dhe në brezin e sipërm do të shikoni butonin "view". Pasi ta klikoni këtë buton, do të zgjatet një listë nga ku duhet të zgjedhni opsionin "Advanced Controls."
Hapi 2: Do të vini re se në pjesën fundore të VLC-së do të shfaqet një brez i ri butonash. Klikoni ikonën si shirit filmi që lexon "Frame by Frame". Tani butoni i regjistrimit do të jetë bërë me ngjyrë të kuqe.
Hapi 3: Pozicionojeni videon në sekuencën që doni të regjistroni. Më pas shtypni butonin e regjistrimit. Do të shikoni se videoja është vënë në pauzë. Klikoni Play dhe regjistrimi do të filloj. Kur doni të ndaloni regjistrimin thjeshtë shtypni butonin Stop, dhe VLC automatikisht do të mbyllet, dhe si rezultatet do të ju ofrohet pjesa e caktuar e videos që keni dashur ta keni.
Videoja do të ruhet c:/my documents/my videos (Windows XP) ose në Videos Library (Windows 7).kekompjuter 
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter