Postimet e fundit :

ZTE pret shumë


Prodhuesi kinez i telefonave mobilë, ZTE, sikurse edhe çdo gjë tjetër në Kinë sa i përket teknologjisë, së fundi po shënon një ekspansion të madh. Për periudhën në vazhdim ky prodhues parashikon një rritje të mëtejme.

Sipas parashikimeve të veta, këtë vit do të liferojë gjithsej 35 milionë smartphone, ndërsa vitin e kaluar kishte liferuar gjithsej 15 milionë. Në çerekun e parë të këtij viti ZTE kishte liferuar gati 20 milionë pajisje (përfshirë edhe telefonat e thjeshtë). Në këtë kompani besojnë që në tri vitet e ardhshme do të bëhen prodhuesi i tretë sa i përket liferimit të smartphoneve në botë, dhe që në nivel vjetor do të arrijnë të liferojnë rreth 100 milionë pajisje.

ZTE tani për tani sa u përket të hyrave vjetor është prodhuesi i pestë i pajisjeve për telekomunikacion në botë./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter