Postimet e fundit :

Hakohet agjencia Reuters, publikohen lajme të rrejshme

Dje në Londër, 4 gusht - Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të premten se një nga ueb faqet e saj është hakuar dhe është përdorur për të shpërndarë lajme të rrejshme rreth lëvizjes rebele të Sirisë.Ky është hakimi më i fundit që godet organizatat mediatike që mbulon luftën civile në këtë vend. Thomson Reuters Corp., në një deklaratë, tha se platforma blog e kësaj agjencie ishte komprometuar dhe se “mesazhet e sajuara të blogut i atribuohen rrejshëm disa gazetarëve të Reutersit”. Faqja që nga ai moment është mbyllur, edhe pse versionet cached të këtyre postimeve ende mund të gjenden online. Një nga mesazhet pohon se rebelët sirianë kanë siguruar armë kimike nga Libia dhe se po përgatiten t'i fusin këto armë në Siri, përderisa një mesazh tjetër pohon se rebelët po përgatiten të tërhiqen në Turqi pasi kanë pësuar viktima të shumta nga ana e forcave qeveritare të Sirisë.

Të dy këto mesazhe kishin për qëllim propagandën kundër rebelëve, të cilët së fundmi kanë bërë disa avancime të rëndësishme në luftën e tyre kundër regjimit të kryetarit Bashar Al Assad.

Deri më tani nuk ka ndonjë indikacion se kush qëndron prapa sulmit të së premtes. Edhe kundërshtarët edhe mbështetësit e qeverisë siriane janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në aktet e sabotimit elektronik, kurse mediumet që shihen nga lojalistët e Assadit si simpatizues të rebelëve kanë pësuar sulme të vazhdueshme të hakimit.

Një prej tyre ishte edhe Al-Jazeera, ku një prej faqeve të Twitter në gjuhën angleze ishte hakuar nga grupi proqeveritar i njohur me emrin Syrian Electronic Army.

Ky grup së fundmi ka premtuar një valë sulmesh kundër, siç e përshkruajnë ata, ueb faqeve “të revolucionit të rrejshëm”. /koha.net/kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter