Postimet e fundit :

NASA dhe Microsoft sjellin shëtitje virutale nëpër Mars



Shkencëtarët e NASA-së për më shumë se tre vite kanë qenë duke përpunuar të dhëna në 100 e më shumë kompjuterë, për të arritur krijimin e hartës së re të planetit Mars.
Koleksioni i imazheve përfshin imazhe prej para 40 vitesh e deri tek kamera HiRISe që është në Mars Reconnaissance Orbiter, e cila ende është duke fotografuar.
NASA thekson se është duke kërkuar një mënyrë për të shpërndarë pasurinë e saj me imazhe të Marsit dhe WorldWide Telescope ishte vendi më i përshtatshëm. Për ta përdorur atë ju mund ta shkarkoni atë si program pa pagesë, apo mund ta përdorni si ueb-klient.
Programi ju mundëson që të fluturoni përmes një përpunimi  3D të Kraterit Viktoria, të shikoni Olympus Mons dhe të përcjellin formacionet shkëmbore me detaje sipërfaqësore.
Në disa lokacione të Marsit, ju mund të klikoni me tastin e djathtë në një imazh dhe mund të gjeni ueb faqe për misionin që i ka kapur ato.
Efekti 3D derivohet nga informatat e ofruara nga një instrument i quajtur MOLA (Mars Orbiter Laser Altimeter), që ka fluturuar në Mars Global Surveyor.
Shkencëtarët pranë Qendrës Hulumtuese Ames të NASA-së në Moffett Field, California ka kombinuar të dhënat me imazhe të zakonshme dhe ka krijuar pamjet 3D.
Dy shkencëtarë të NASA-së gjithashtu ofrojnë edhe video shëtitje. James Garvin nga NASA Goddard Space Flight Center në Greenbelt, shëtit shikues përmes historisë gjeologjike të Marsit dhe diskuton tre vende të mundshme për zbarkim me misione me njerëz.
Carol Stoker nga Ames i adresohet pyetjeve nëse Marsi ka jetë dhe diskuton gjetjet e Mars Phoenix Lander të MARS.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter