Postimet e fundit :

Sistemi i ri kërkimit të Google shpërfill rezultatet e Youtube



Jo më larg se para dy ditëve Google lajmëroi se është duke punuar në algoritmin e ri i cili rregullon rezultatet e kërkimit, ku qëllimi kryesor është që të ulë poshtë faqet që kishin numra të lartë të ankesave, një shenjë kjo që do të mund të bartnin skedarët e piratuar.
Por ashtu siç shpjegon Search Engine Land, ky ndryshim nuk duket se ka dëmtuar shërbimin e vet YouTube, i cili gjithashtu ka një numër të lartë të largime.
Kjo është për shkak se YouTube ka një sistem ndryshe të largimit të përmbajtjes se sa forma standarde e largimit të përmbajtjes e përdorur për kërkim.
Kështu kur një video do të bëhet “flagged” për largim, ajo do të paraqitet si një kërkesë për largim në YouTube, por rezultatet e kërkimit në YouTube dhe në Google nuk janë në rrezik që të ulet në listën e rezultateve.
Google ka reaguar, duke thënë se nuk është duke iu dhënë faqeve trajtimin e posaçëm. “Ne jemi duke e trajtuar YouTube-in si ndonjë shërbim tjetër në vlerësimet e kërkimit. Kjo e thënë, ne nuk presim që ky ndryshim të ulë rezultatet për faqet e popullarizuara të gjeneruara nga përdoruesi.”
Është e mundshme që Google do të marrë parasysh kërkesat për largim gjatë poshtë-vlerësimit të faqeve, por për momentin, kërkesat për YouTube ose Blogger madje nuk paraqiten në raportin për njoftimet për të drejtat e autorit.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter