Postimet e fundit :

Google identifikon faqen The Verge si të rrezikshme



Megjithëse janë bërë disa paralajmërime për përdoruesit e shfletuesit Chrome gjatë ditës së sotme, Joshua Topolsky dëshiron t’i sigurojë lexuesit që faqja e tij Verge nuk është prekur nga sulmet keqdashëse.
Problemi siç duket filloi më herët gjatë ditës së sotme kur vizitorët në këtë faqe me lajme për teknologji duke përdorur shfletuesin e uebit të Google ishin paralajmëruar me një porosi që The Verge kishte përmbajtje nga SBNation.com, një faqe që nga Google akuzohet për shpërndarje të sulmeve keqdashëse (SBNation, një faqe me lajme për sport, është një faqe-motër e Verge.)
“Kompjuteri juaj mund të kapë një virus nëse ju e vizitoni këtë faqe,” thuhet në paralajmërim.
Sidoqoftë, Topolosky, i cili është redaktor në The Verge këmbënguli në një cicërimë gjatë ditës së sotme që faqja e tij është e sigurt dhe ishte duke punuar për ta zgjidhur këtë çështje me Google.
API-ja për Shfletim të Sigurt e gjigantit të uebit është dizajnuar për të mbrojtur përdoruesit e vet nga sulmet keqdashëse.
Google tha gjatë muajit qershor që e gjen rreth 9,500 faqe të reja me sulme keqdashëse çdo ditë dhe dërgon disa miliona paralajmërime tek përdoruesit e shfletuesve Chrome, Firefox dhe Safari për sulmet keqdashëse në faqet të cilat përdoruesit i përdorin. 
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter