Postimet e fundit :

Nintendo Wii U të lëshohet në SHBA dhe Evropë gjatë nëntorit











Nintendo gjatë ditës së enjte deklaroj që konzolla e vet e re e lojërave, Wii U, do të dalë në shitje duke filluar nga muaji nëntor i këtij viti në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.
Po ashtu do të punojë si një qendër e argëtimit shtëpiak, duke u lidhur me shërbimet e video rrjedhave.
Në prezantimin e simuluar online në Japoni, Amerikën Veriore dhe Evropë, ndërmarrja pranoi që konzolla do të lëshohet në kohën vendimtare për pushimin në fundvit.
Konzolla vjen në një version bazik me 8GB të memories së brendshme që do të kushtojë 299.99 dollarë dhe një me memorie 32GB që kushton për 349.99 dollarë.
Ndërmarrja demonstroi se si konzolla e lojës, që vjen me një kontrollues të vetëm të lojës me ekranin e vet të ndjeshëm në prekje, do të shërbejë po ashtu si një qendër argëtimi, duke ua mundësuar përdoruesve që të shikojnë video përmbajtje nga Hulu, Amazon dhe Netflix në TV-të e tyre.
Touchpadi do të paraqes përmbajtje shtesë, si statistikat për parashikimet e transmetimeve sportive, një shtrirje kohore të momenteve kyçe për shfaqjet televizive dhe pamje për shërbimet filmike.
Konzolla do të lëshohet në Shtetet e Bashkuara më 18 nëntor, pastaj në Evropë më 30 nëntor të këtij viti. Këto regjione do ta marrin konzollën përpara Japonisë – gjatë ditës së enjte, Nintendo tha që Wii U do të dalë në shitje më 8 dhjetor 2012.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter