Postimet e fundit :

Gjermania Hedh në gjyq Facebook-un



Berlin, dhjetor 2012
Organizata në mbështetje të konsumatorëve në Gjermani po hedh në gjyq Facebook-un për shkak se rrjeti social i mban të dhënat e ndara personale, së bashku me prodhuesit e aplikacioneve të jashtme, pa marrë miratimin e qartë te përdoruesve.
Shumë nga aplikacionet e palëve të treta duan të aksesojnë chatin e përdoruesve, po ashtu edhe informacionin mbi miqtë, të dhëna personale kontakti si dhe mundësinë për të postuar në murin e tyre në Facebook. Por, në vend që të kërkojnë lejen e përdoruesve, aplikacionet e disponueshme përmes Facebook App Center i marrin vetë këto informacione, u shpreh Federata Gjermane e Konsumatorëve (VZBV) ditën e enjte.
Ata shtuan se miratimi i përdoruesve për marrjen e këtyre të dhënave nuk është dhënë asnjëherë. Padia po ngrihet në Berlin kundër Facebook Ireland për shkak se ai është përgjegjës për aktivitetet e rrjetit jashtë territorit të SHBA-së dhe Kanadasë.
Në të kaluarën, Facebook-u u shfaqte përdoruesve një dritare pop-up që i paralajmëronte se të dhënat do të ndaheshin me pale të treta. Ishte përdoruesi ai që duhet të vendoste ta lejonte apo jo këtë gjë. Më pas u prezantua App Center dhe rregullat ndryshuan, shprehet Michaela Zinke, përgjegjëse për sektorin e politikave të VZBV.
VZBV e paralajmëroi Facebook-un të ndryshonte rregullat lidhur me privatësinë që në muajin gusht, duke theksuar faktin se në të kundërt do të merrte masa ligjore. Por mesa duke, ky paralajmërim me fjalë nuk ka shërbyer për asgjë.
VZBV shkruan se modeli i biznesit të Facebook-ut është brutal. Edhe pse ai është pa pagesë, përdoruesit paguajnë për të përmes të dhënave të tyre. Të dhënat personale përdoren për të analizuar dhe për të targetuar më pas përdoruesit për reklama.
Prej disa kohësh, rrjeti social ka qenë në presionin dhe sulmin e Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Evropës.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter