Postimet e fundit :

Galaxy Note vjen në tregun evropian


Nga Samsung kanë bërë të ditur se këtyre ditëve në tregun evropian do të jetë në dispozicion telefoni i mençur Galaxy Note. Galaxy Note posedon ekranin më të madh prej 5.3 inç HD Super AMOLED që mund të gjendet në treg dhe nga Samsung thonë se ky ekran “ofron kënaqësinë më të madhe të shikimit në klasën e vet”.
Ky ekran posedon rezolucionin prej 800 x 1280 piksel. Ky telefon vjen me teknologjinë e përparuar për futjen e të dhënave që quhet “S Pen”, e cila mund të përdoret për vizatim preciz, pikturim dhe shkrim. Galaxy Note e lëviz procesori me dy bërthamë Dual-core ARM Cortex-A9 1.4 GHz, i cili e bën shumë të shpejtë.
Note posedon 16GB/32GB për ruajtjen e të dhënave, 1 GB RAM memorie, pastaj microSD deri në 32GB, pastaj mbështet lidhjen pa tel Wi-Fi, Bluetooth v3.0+HS, microUSB v2.0, A-GPS, MP3, MP4. Ndër karakteristikat tjera të rëndësishme janë edhe kamera prej 8 MP, me rezolucion 3264x2448 piksel me auto-fokus dhe LED Flash. Sistemi operues i këtij telefoni është Android OS, v2.3 (Gingerbread).
Procesori: Dual-core 1.4GHz ARM Cortex-A9
Kamera: 8 MP
Memoria: 2GB
Audio: Wi-Fi, Bluetooth v3.0+HS
Rezolucioni: 800 x 1280 piksel
Galaxy Note posedon ekranin më të madh prej 5.3 inç HD Super AMOLED që mund të gjendet në treg dhe nga Samsung thonë se ky ekran “ofron kënaqësinë më të madhe të shikimit në klasën e vet”.
Ky telefon vjen me teknologjinë e përparuar për futjen e të dhënave që quhet “S Pen”, e cila mund të përdoret për vizatim preciz, pikturim dhe shkrim
Note posedon 16GB/32GB për ruajtjen e të dhënave, 1 GB RAM memorie, pastaj microSD deri në 32GB, pastaj mbështet lidhjen pa tel Wi-Fi, Bluetooth v3.0+HS, microUSB v2.0, A-GPS, MP3, MP4
/zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter