Postimet e fundit :

Levetron Mech4, tastiera që e kanë pritur lojtarët e vërtetë


Kompania nga Kalifornia, AZiO Corp, është e gatshme për nxjerrje në shitje të tastierës së saj mekanike Levetron Mech4 Gaming. Ajo përdor taste mekanike Cherry Black MX, të cilat munden pa defekt të durojnë deri në 50 milionë shtypje në secilin tast.
Është rezistues ndaj lëngjeve dhe mund të rregullohet në tre pozita lartësie. Nëse mendoni se kjo është e tëra, gaboni. Ka konektor USB, Makro D-Pad të ndarë që ofron gjashtë taste programesh dhe tastin për rritje dhe zvogëlim të zërit.
Në dispozicion është edhe tastiera shtesë modulare numerike, e cila mund të kyçet në të dyja anët, ndërsa gjithashtu përdoret edhe si pajisje e veçantë. Dimensionet e kësaj tastiera për lojëra, janë 197 x 470 x 40,6 mm. Nëse jeni të interesuar, këtë tastierë mund ta blini për 109.99 dolalrë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter