Postimet e fundit :

Celulari ‘PlayStation’ vjen në pranverë


description
Siç njofton gazeta “Asahi Shimbun”, pranvera e këtij viti do të na gëzojë edhe me pajisjen e re të “Sony”-t, e cila i bashkon funksionet e konsolit të lojës “PlayStation Portable” dhe të telefonit mobil. Sipas njoftimit, pajisja në fjalë bazohet në konsolin “PSPgo” dhe do të ketë taste të dalluara kontrolluese, për lojë. “PSPgo” është version më i vogël i konsolit “PlayStation Portable”, që është paraqitur në fund të vitit 2009. “PSPgo” mund të lidhet me rrjet pa kabllo me shërbimin e “Sony”-it “PlayStation Network” dhe të marrë softuer, muzikë dhe përmbajtje filmike. Përkundër fushatës së madhe reklamuese, shitja e kësaj pajisjeje ishte e dobët.
Celulari i ri është duke u prodhuar nga “Sony Ericsson” dhe së pari do të paraqitet në shitje në Evropë dhe SHBA.
Ka disa muaj që “Sony” refuzon t’i komentojë zërat rreth celularit “PlayStation”. Lajmin për prodhimin e këtij celulari e kanë transmetuar disa medie me famë botërore, duke përfshirë edhe “Wall Street Journal”-in.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter