Postimet e fundit :

‘Tableti’ që mund të jetë edhe telefon


description
Nuk ka dyshim se tregu i laptopëve ‘tablet’ është në një ekspansion gjithnjë e më të madh. Akulli u thye nga ‘iPad’-i i kompanisë “Apple”, kurse prezantimin e dytë më të madh e pati “Galaxy Tab” nga “Samsung”. Ky ‘tablet’, për vetëm dy muaj, u shit në më shumë se 1 milion ekzemplarë në mbarë botën, ku ky numër është në rritje e sipër nga dita në ditë.

Dizajni
Krahasuar me ‘iPad’-in, ‘tableti’ për të cilin e kemi fjalën ka dimensione më të pranueshme: 190 x 120,5 x 11,8 milimetra. Pastaj, kur flitet për peshën, “Galaxy Tab” është më i lehtë se “iPad”-i për 300 gramë (me peshë të përgjithshme 380 g), por për këtë shkak ka edhe një ekran më të vogël, me diagonale 18 cm dhe me rezolucion 600 x 1,024 pikselë. Ky ‘tablet’ është bërë nga plastika kualitative, ku në anën e përparme ka katër taste sensorike (meny, home, back dhe search), e në anën e djathtë është tasti për ndezje dhe tastet për rregullimin e zërit.

Pajisjet
“Galaxy Tab” ka një procesor ‘ARM Cortex A8’ me 1 GHz, derisa memoria punuese e tij është 512 MB. Përpos kësaj, një fuqi shtesë për një grafikë më të mirë, ky ‘tablet’ e merr nga ‘Power VR SGX 540’. Edhe pse më parë ishte thënë se ky tablet do të ketë një ekran AMOLED, megjithatë kompania ka vendosur që të inkorporojë një ekran standard TFT LCD. Ky ‘tablet’ ka dy kamera. Në anën e pasme gjendet kamera me 3 megapikselë, e cila ka edhe LED blic, derisa në anën e përparme gjendet kamera me 1,3 megapiksel. ‘Tableti’ në fjalë vjen në dy versione, të cilat dallohen për nga madhësia e memories, prej 16 GB dhe 32 GB, por sido që të jetë, memoria mund të rritet deri në 32 GB.

Karakteristikat teknike

Dimensionet 190 x 120,5 x 11,8 milimetra
Ekrani: TFT, ngjyrat 16M, 600x1024 pikselë, 18 cm
Memoria: e brendshme 16/32 GB, e jashtme deri në 32 GB microSD
Memoria e punës: 512 MB
Kamera: primare 3.15 MP; 2048x1536 pikselë, autofokus, LED flash; sekondare: 1.3 MP
Lidhjet: EDGE, 3G, HSDPA, Wi-Fi, Bluetooth 3.0, USB 2.0
Procesori: ARM Cortex A8 1 GHz; Power VR SGX540
Bateria: 4000 mAh, bisedë 25 orë
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter