Postimet e fundit :

Përdorimi i metodave nanometrike.,

Qelizat nanoteknologjike energjetike të cilat përdorin Metanolin një ditë do të kenë përdorim të gjerë në fuqizimin e teknologjisë. Hulumtuesi Prashant Kumta, i shkencave materiale në Carnegie Mellon University në Pittsburgh, pohon se për kompjutera fletore, telefona dhe elektronikën dorëmbajtëse "ne parashikojmë sistem të qelizave energjetike me madhësi të shkrepsës e cila mund të rimbushet me fishekun e Metanolit".

Qelizat të zhvilluara në CMU janë të përbëra nga uji dhe Metanoli. Kur Metanoli dhe uji vijnë në kontakt me katalizuesin, lirohen elektronet, protonet dhe Dioksidi i Karbonit. Mëmbrama speciale e plastikës lejon kalimin e protoneve por jo të elektroneve. Elektronet nga ana tjetër fillojnë të rrjedhin nëpër çarkun duke prodhuar elektricitet. Dioksidi i Karbonit lirohet në atmosferë.

Katalizuesi zakonisht është i kapur për shufrën e Karbonit por mbasi që grimcat e katalizuesit, Platinumi apo Ruthenium+Platinum, nuk kapeshin mirë për Karbon, hulumtuesit vendosën të përdorin Titanium Nitridin si shufra përkrahëse për katalizator.

Shkencëtarët përdoren metoda nanoteknologjike për t'i kultivuar grimcat katalizuese me madhësi tre nanometra në grimca të Titanium Nitridit me madhësi 10 nanometra. Titanium Nitridi gjithashtu tregoi përçueshmëri më të mirë sesa Karboni, deklaroi Kumta.

Përmasa nanometrike e kësaj pajisje do të thotë se reaksionet kimike mund të bëhen në hapësira të mëdha, gjë që do të prodhon pajisje më efikase.//pr-tech//
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter