Postimet e fundit :

Zhvillohet metoda më efikase për konvertimin e zërit në sinjale elektrike

Të inspiruar nga mënyra se si zëri procesohet në trurin e njeriut, hulumtuesit në Carnegie Mellon University (CMU) kanë krijuar një mënyrë të re për konvertimin e zërit në formë digjitale. Përparsia e kësaj metode është kualiteti më i lart i zërit për pajisje ndihmëse për dëgjim, lexues të muzikës, dhe telefona mobil.

Evan Smith dhe Michael Lewicki, raportuan se metoda "spike code" apo kodi maje, është tri deri më katër herë më efikase sesa algoritmat e sotëm. Me fjalë tjera, nevojitet vetëm një e treta deri më një e katërta e informatës për të arritur kualitetin e njejtë.

Lewicki deklaron "jemi shumë të ekcituar për zhvillimin e këtij modeli teorik i cili n'a tregon më shumë mbi mënyrën e procesimit të zërit në tru. Ky është hap i madh për neuroshkencën sepse është një nga rastet e ralla ku teoria ka shpjeguar shënimet bazë neurale. Me kodin tonë të thjeshtë dhe me sinjalet e duhura akustike, tani mund të kuptojmë në detale të mëdha enkodimin e zërit për transmetim deri në tru".

Hulumtimet e Smith dhe Lewicki gjithashtu tregojnë se struktura e të folurit të njeriut i përngjanë tingujve natyror të cilat sistemi i dëgjimit te gjitarët kishte aftësi t'i njeh para zhvillimit të vet të folurit.//pr-tech//
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter