Postimet e fundit :

Toshiba NB550D-109

Toshiba NB550D-109
AMD Brazos është emri i platformës për Netbook dhe ultralaptopë. Ai përbëhet nga chipset-i Hudson-M1 dhe procesor me një dhe dy bërthamë APU (Accelerated Processing Unit – procesor me çip të integruar grafik) Ontario dhe Zacate.
Ideja themelore e këtyre APU-ve, është të ofrojë atë që Intel Atom nuk mundet – performanca optimale në shfaqjen e videove HD dhe atë me harxhim minimal të energjisë, respektivisht punë të gjatë të baterisë, por edhe me çmim të arsyeshëm.
Dhe platformën Brazos, në praktikë mund ta provojmë në Neetbook-un 10.1 inç të Toshiba-s, NB550D-109, me rezolucion 1024 x 600. Në këtë model, vjen varianti me APU Ontario C50, çka nënkupton se disponon me procesor me dy bërthamë dhe me takt pune 1 GHz dhe me Radeon HD 6250 të integruar.
Ka memorie prej 1 GB dhe hard-disk prej 250 GB. Ajo që nuk është e zakonshme, është mënyra me të cilën NB550D, pra AMD Brazos, përballet me videon me definicion të lartë. Ka të integruar ueb-kamerën 1.3 MP me mikrofon.
Pa marrë parasysh në rezolucionin dhe shkallën e kodimit të përmbajtjes që e kemi riprodhuar, videoja shfaqet e përkryer dhe pa kurrfarë pengesash. Kjo përfshinë edhe videon 3D në rezolucion 1080p.
Thënë më thjesht, Toshiba NB550D-109 shndërrohet në një qendër multimediale tejet argëtuese. Mjafton ta lidhni me televizor përmes konektorit HDMI, ta lëshoni muzikën, videon apo fotografi dhe të relaksoheni dhe të kënaqeni.
Procesori: 1GHz Radeon HD 6250
Kamera: 1.3 MP
Memoria: 1GB
Audio: Video 3D
Rezolucioni: 1024 x 600
Në këtë model, vjen varianti me APU Ontario C50, çka nënkupton se disponon me procesor me dy bërthamë dhe me takt pune 1 GHz dhe me Radeon HD 6250 të integruar
Pa marrë parasysh në rezolucionin dhe shkallën e kodimit të përmbajtjes që e kemi riprodhuar, videoja shfaqet e përkryer dhe pa kurrfarë pengesash
Mjafton ta lidhni me televizor përmes konektorit HDMI, ta lëshoni muzikën, videon apo fotografi dhe të relaksoheni dhe të kënaqeni



Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter