Edhe Sony “zgjohet nga gjumi”, prezanton tablotë e tij
Nëse ndonjë segment i pajisjeve është shumë i popullarizuar dhe ti nuk e ke produktin personal në këtë segment, nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm që ta paralajmërosh atë. Pikërisht këtë njoftim për medie e ka bërë edhe “Sony”.
Kështu kompania “Sony” edhe zyrtarisht ka prezantuar tablo kompjuterët e rinj, me emrin S1 dhe S2. Tablotë e rinj të “Sony-t” do të vijnë në dy stile të ndryshme, pasi që Sony S1 është i pajisur me ekranin e ndjeshëm në prekje me 9.4 inç, për të cilin prodhuesi thotë se është më efektiv gjatë përdorimit.
Ndërsa modeli tjetër i tablosë, Sony S2, posedon dy ekrane të cilat palosen, dhe secili prej tyre ka ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5.5 inç dhe rezolucion prej 1024x480.
Modelet e tablove S1 dhe S2 posedojnë procesorin Tegra 2 SoC, ndërsa të njëjtit mbështeten në sistemin operativ Android, përkatësisht versionin Honeycomb Android, i cili u dedikohet tablo kompjuterëve.
Të dy modelet vijnë me lidhje WiFi dhe WAN (3G/4G) si dhe përmbajnë ndërfaqen e personalizuar të “Sony-t” të quajtur “Quick and Smooth” dhe shfletuesin Swift.
Post a Comment