Sipas specifikave teknike, Acer Iconia Tab A500 momentalisht është tabloja 10 inç më e përparuar me rezolucion 1280×800. Vjen me sistemin operues Android 3.0 (Honeycomb) me disa aplikacione shtesë të cilat i ka instaluar prodhuesi, ndërsa aty është edhe procesori me dy bërthamë Nvidia Tegra 250 me takt pune prej 1 GHz, pastaj kartela grafike GeForce GPU si dhe memoria 1 GB RAM dhe memorie prej 32 GB për ruajtjen e të dhënave.
Iconia Tab A500 është mjaft mirë i pajisur edhe me pajisje shtesë, kështu që ka edhe GPS, kamerë të prapme prej 5 MP me Flash LED, kamerë të përparme me rezolucion 2 MP, port për zgjerimin e memories përmes kartelave microSD, portin për kufje si dhe portet micro-HDMI, USB dhe Micro USB, Wi-Fi, Bluetooth.
Së shpejti në treg do të paraqitet edhe versioni që sjell portin për karte;at SIM. Në praktikë, këto specifika të pasura funksionojnë shkëlqyeshëm, kështu që Iconia Tab A500 me performancat e saj do të jetë krahë për krahë me tablotë më të mirë me Honeycomb, si Motorola Xoom dhe Samsung Galaxy Tab 10.1, por në krahasim me këta të dy, ai peshon më shumë, më’ saktësisht për 165 gram më shumë, por punon shumë më shpejt se ata.
Post a Comment