Rritja e numrit të përdoruesve të Facebook-ut vazhdon akoma dhe tani numëron rreth 700 milion përdorues duke u bazuar në të dhënat që posedon faqja InsideFacebbok.
Shumica e përdoruesve të rinjë vijnë nga shtetet të cilat tek të cilat trendi Facebook ka ardhur me vonesë.
Por për të dytin muaj rradhazi rritja e përgjithshme e numrit të përdoruesve ka qenë me e vogël.
Në muajin Maj 11.8 milion persona iu bashkuan rrjetit social të ndjekur nga 13.9 milion persona të tjerë që u bashkuan gjatë muajit Prill. Për kontrast në të dy muajt që permendëm para 12 muajsh ishin regjistruar rreth 20 milion përdorues që shënon një rënie të dukshme krahasuar me këtë vit.
Gjithashtu edhe numri i përgjithshëm i përdoruesve të Facebook-ut ka filluar të bie në shtete të ndryshme. P.sh në USA në fillim të muajit Maj ishin 155.2 milion përdorues ndërsa në fund të po këtij muaji ky numër ishte 149.4 milion përdorues. Edhe në Kanada ka rënë numri i përdoruesve për rreth 1.52 milion përdorues duke rënë kështu në 16.6 milion përdorues. Gjithashtu edhe shtetet si Britania e Madhe, Norvegjia dhe Russia të gjitha kanë pësuar rënie të numrit të përdoruesve me nga rreth 100.000 përdorues.
Facebook është afër arritjes së pikës kulmore, 1 miliard përdorues por çështja shtrohet edhe sa kohë do ti duhet Facebook-ut ta arrijë këtë qëllim?
Post a Comment