Arrin Shuttle XG41
New York, 27 qershor - Shuttle ka prezantuar një barebone kompjuter interesant të quajtur XG41 Barebone, i pari nga linja e re e prodhimeve. Kompjuteri ka dizajn të pastër dhe të pëlqyeshëm dhe shtëpizë kompakte me vëllim rreth 3 litra që e bën praktike për vendosje në kushte me hapësirë të kufizuar.
XG41 bazohet në platformën diç më të vjetër dhe pranon procesorët Core 2 të Intelit për socket LGA775 (maksimum 65 W TDP) dhe deri 8 GB memorie DDR3 përmes dy slloteve memorie. Çipseti është Intel G41 Express me bërthamë grafike të integruar GMA-X4500. Me këtë barebone vjen edhe furnizimi me fuqi 90 W (pa ventilator), ndërsa është integruar edhe zgjidhja për ftohje me gypa largues të nxehtësisë dhe dy ventilatorë të qetë.
Shfrytëzuesit mund të fusin deri 3 disqe 2,5” për laptopë dhe drajv optik slim, ndërsa pllaka amë në ofertën e konektorëve ka lidhje audio, HDMI, DVI, dy porte gigabitëshe LAN dhe RS232 dhe katër porte USB prapa. Konektorët për audio janë të pranishëm në anën e përparme, ndërsa çmimi i XG41 barebone është 159 euro.
Post a Comment