Tabloja 7 inç i Samsung-ut, Galaxy Tab, konsiderohet si tabloja e parë e cila ka arritur t’i bëjë konkurrencë Apple-s dhe iPad-it të tij, edhe pse me kalimin e kohës, ai ka mbetur nën hije për shkak të daljes në treg të modeleve më të mëdhenj, por duket se nga kjo kompani nuk do të heqin dorë nga zhvillimi i tij i mëtejmë.
Kështu, tani flitet se Samsung po përgatit modelin e gjeneratës së dytë të kësaj pajisjeje, e cila në treg pritet të paraqitet gjatë shtatorit. Galaxy Tab 2 pritet të ketë një harduer më të fortë – procesor me dy bërthamë 1.2GHz, 1GB RAM dhe softuer të ri, por jo edhe Honeycomb i cili është përshtatur në tablo, por do të punojë në sistemin operues Android 2.3 Gingerbread.
Në Samsung presin shumë nga tregu i tablove dhe deri tani kanë prezantuar tri modele me diagonale të ndryshme të ekranit – 7, 8.9 dhe 10.1 inç.
Post a Comment