Postimet e fundit :

A i përmbaheni higjienës së internetit


Që të jeni “të pastër dhe të sigurt” në internet, është e domosdoshme që t’i përmbaheni pesë parimeve bazë të qasjes dhe pjesëmarrjes në rrjetin global. Higjiena e internetit pra paraqet parimet të cilave duhet t’i përmbahet secili përdorues, duke përfshirë edhe fëmijët.

Bepaketimi i të dhënave

Ekzistojnë arsye të shumta për çka duhet rregullisht të bëni kopje rezervë të të dhënave vitale (bepaketimin): viruset e ndryshme dhe programet e tjera “të këqija”, llojet e ndryshme të sulmeve nga interneti dhe softueri i cili fshehtas e përcjellë kompjuterin tuaj dhe i dërgon të dhënat të tretit (“spyware”). Arsyeja nuk duhet të jetë vetëm mysafiri i paftuar nga interneti, është e mjaftueshme që të ndodh prishje në kompjuter, ndonjë rrezik, problemet me rrymën... Arsye ka shumë, ndërsa nga ju pritet: t’i kopjoni të dhënat vitale në disa medie për ruajtjen e tyre (USB disk, DVD, hard disku ekstern etj..), dhe pastaj atë medie ta vendosni në vend të sigurt.

Mbrojtja e softuerit

Nxitje për kopjimin e të dhënave vitale janë edhe “mysafirët e paftuar” nga interneti. Që të mund të krijoni kontroll ndaj të gjitha hyrjeve në kompjuterin tuaj, është e domosdoshme që të shfrytëzoni kombinimin e programeve të sigurimit: Firewall-i (programi i cili “aktron” dyert, të cilat sipas dëshirës hapen për “mysafirët” nga interneti), antivirusi (programi i cili skenon përmbajtjen e memorie dhe hardiskut në kërkim të viruseve), antispyware dhe malware programet. Këtu duhet të bëjë pjesë edhe skenimi automatik i e-maileve të pranuar. Natyrisht, të gjitha këto programe dhe bazat e tyre duhet rregullisht t’i freskoni.

Fjalëkalimet

Shfrytëzoni fjalëkalimet të cilat nuk do të duhet të përmbanin fjalë të zakonshme dhe të cilat kanë së paku tetë karaktere. Gjithmonë shtypni në atë mënyrë që askush të mos i shohë, mos ia tregoni të tjerëve dhe mos i dërgoni nëpërmjet postës elektronike apo SMS porosive... As internet-provider-i juaj nuk do të duhet të dijë atë, as në rastet kur “pahiri” e kërkon. Ndërroni pas periudhës së caktuar dhe gjithmonë ndërroni përmbajtjen e fjalës, duke kombinuar shkronja dhe numra.

Në vend të panikut

Nëse keni vërejtur sulm nëpërmjet internetit apo ndonjë aktivitet tjetër të padëshiruar të internetit, ndaleni internet-lidhjen. Varësisht nga dëmi, përpiquni ta skanoni me programin antivirus tërë kompjuterin dhe kontrolloni “firewall-ët”. Në rast se jeni mashtruar (i keni dhënë të dhënat tuaja personale, të dhënat tjera apo keni paguar me para), thirreni stacionin policor, departamentit e caktuar policor përgjegjës për krimin teknologjik apo internet-provider. Nëse është problematik ndonjë shërbim i internetit ndërrojeni shifrën apo ndaleni atë. Nëse pranoni “spam” porosi (postat e padëshiruara), mësohuni të shfrytëzoni filtrat (disa programe për postën elektronike e kanë filtrin për “junk mail”) dhe nuk i hapin porositë e dyshimta nga “atachment-ët”.

Mundeni madje ta informoni edhe provider-in dhe të lajmëroni “spam” porositë në faqet e caktuara për paralajmërimin e porosive të tilla.

Azhurnimi i sistemit operativ dhe internet-browser-it

Shkarkimi i rregullt “i arnave” për sistemin operativ (pjesët e vogla të programeve të sistemit operativ të cilat prodhuesi i ndërron pasi që ka hasur lëshime), për browser (për kërkimet në faqe) dhe mail klientët (për shikimin e postës elektronike) është njëjtë e rëndësishme sikur edhe freskimi i programeve të sigurisë sikur që është programi antivirus.

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter