Google eliminon 11 milion faqe interneti !
Google ka eliminuar 11 milion faqe interneti nga motori i kërkimit, duke i konsideruar të rrezikshme sepse shpërndajnë programe malinjë.
Sipas Oliver Fisher, pjesëtar i grupit kudra programeve malinjë të Google, motori i kërkimit eliminoi të gjitha faqet me mbaresë co.cc, që i përkasin një kompanie koreane, e cila i jepte falas këto “subdomain”.
Google ka sisteme mbrojtëse që bllokojnë programet malinjë, por vendimi u mor sepse në këto faqe përbënin një rrezik më të lartë se normalja.
Post a Comment