Kompania më e madhe në botë për teknologjinë tashmë ka më tepër para se demokracia më e fuqishme në planet.
Ndërkohë që republikanët dhe demokratët janë duke punuar mbi kompromisin e sistemimit të borxhit, departamenti i thesarit amerikan ka deklaruar dje se shteti ka një balancë parash prej 73,768 miliard dollar.
Apple ka deklaruar se ka arritur një rezervë parash prej 75,876 miliard dollar.
Sigurisht numrat nuk janë drejtpërdrejt të krahasueshëm duke qenë se numrat e qeverisë paraqesin catinë financiare që ka para se të rrisë përsëri catinë e borxhit, ndërsa numrat e Apple paraqesin sasinë e parave që kompania zotëron.
Sidoqoftë numrat tregojnë se sa e fuqishme është bërë Apple, që prej lëshimit të iPhone në vitin 2007.
Gjatë kësaj jave aksionet e Apple arritën në 400 dollar. Apple vlerësohet 363,25 miliard dollar, duke u bërë kështu kompania e dytë më e madhe në botë pas Exxon Mobil.
Post a Comment