New York, 27 korrik - Ditë më parë u prezantua versioni i ri i Linux kernelit, 3.0, ka bërë të ditur Linus Torvalds. Ndryshimi i madh i versionit është bërë për të zyrtarizuar hapërimin e ri në zhvillimin e sistemit operativ OpenSource me rastin e 20-vjetorit të ekzistimit të tij (ndërsa edhe Torvalds “ka probleme” me numërimin pas 40 në shenjimin 2.6.40 të versionit që do të duhej të paraqitej). Risitë që sjell nuk janë aspak të vogla: defragmentimi automatik me përmirësim të performansave të fajll sistemit, përkrahja për wake on LAN, shumë driverë të rinj për harduer, packet filtering për rrjet, dhe mes tjerash edhe përkrahje për Microsoft Kinect, Apple iSight web kamerat, procesorët Llano Fusion të AMD-së, dhe një varg përmirësimesh të bugëve.
Kur kihen parasysh të gjitha këto ndryshime, mund të pritet që përqafim i shpejtë i kernelit të ri nga developerët e distribuimeve të popullarizuara.
Post a Comment