Postimet e fundit :

Bëjeni kompjuterin që të flas


image
Ndoshta ndonjëherë keni menduar që të dëgjoni kompjuterin tuaj duke folur ndonjë gjë. Prej gjërave të mira do të ishte që ta bëje kompjuterin që të fliste atë se çfarë do të dëshiroje.
Me skriptin e poshtëshënuar, ju mund ta bëni kompjuterin tuaj që të flas gjërat që do të donit t’i dëgjonit nga ai duke i shqiptuar. Lexuesi do të jetë “Microsoft Sam” i cili, fatkeqësisht, nuk mund të shqiptojë në gjuhën shqipe.
Ajo se çfarë duhet të bëni është që të kopjoni skriptin e mëposhtëm, ta vendosni në notepad dhe ta ruani me ndonjë emër që dëshironi, por duhet që të mbarojë me .vbs, për shembullProvë.vbs.
Dim message, sapi
message=InputBox("Çfarë dëshiron që unë të flas?","Më fol mua!")
Set sapi=CreateObject("sapi.spvoice")
sapi.Speak message

Shkoni tek vendi ku e keni ruajtur këtë skedar, hapeni dhe do të vëreni dritaren:
Shtypni OK dhe do të dëgjoni zërin. Pjesën Çfarë dëshiron që unë të flas? dhe Më fol mua! mund ta ndryshoni dhe ta shkruani sipas dëshirës në thonjëza./pcworldalbanian /Ke Kompjuter

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter