Me sfidat e radhës që po i vijnë, rrjeti Facebook është duke shikuar për rrugë të reja për t’i mbajtur 750 milionë përdoruesit e vet, në mënyrë që ata të mos largohen. Një rrugë nëpërmes të cilës janë duke u bërë përpjekjet është vendosja e lajmeve nga burimet e përzgjedhur në versionet e aplikacioneve që mund të lexojnë derisa të jetë përdoruesi ende duke përdorur rrjetin Facebook. Këta aplikacione të ri për publikim të lajmeve do të quhen “Facebook Editions”. Sipas Forbes, një numër i këtyre shkarkuesve të lajmeve kanë aplikuar për ta pasur versionin e vet të aplikacionit si shfletues në Facebook. CNN, Daily dhe Washington Post janë shembuj të kësaj vije. “Facebook Editions” ka mundësi që të fillojë në shtator. Butoni like i rrjetit Facebook është zgjeruar mjaft shumë nëpër faqet online dhe këto faqe të njëjta do të kenë faqet e tyre në Facebook për dashamirësit e vet, por aplikacioni Editions do të lejojë ofruesit e këtyre lajmeve që ta ndryshojnë ndërfaqen në Facebook, duke e rregulluar atë si një mini-botë të rrjetit Facebook për lexuesit. Autori i Forbes beson që ky rrjet me siguri që të pyes për ndonjë të ardhur dhe shitje të reklamave, të grumbulluara nga këta aplikacione të veçantë. Ndërmarrjet e lartpërmendura për lajme nuk kanë dhënë ndonjë komentim për këtë veçori që është duke u ndërtuar. Një zëdhënës nga Facebook tha: “Ne nuk kemi ndonjë gjë për të lajmëruar. Faqet e top mediave përgjatë tërë botës janë të lidhur me Facebook dhe ne vazhdimisht flasim me miqtë tanë për mënyrat e përmirësimit të këtyre lidhjeve.” Google+ ka arritur që të ketë 10 milionë përdorues. Këta dy sfidues të njëri-tjetrit janë duke u ndeshur rreth çështjeve si stolisja, privatësia, fotografitë, video-biseda dhe Google+ e ka tashmë në funksion një ide të ngjashme me “Editions”.
Facebook në shtator do të ofrojë lajme

Post a Comment