Shfletuesi i kompanisë Google, Chrome, për herë të parë ishte lansuar në vitin 2008, dhe popullariteti i tij ka qenë gjithnjë në rritje.
Sot, Google Chrome ka arritur të marrë më shumë se 20 për qind të tregut të shfletuesve në internet, thuhet sipas statistikave të fundit të StatCounter.
Pjesëmarrja e Google Chrome në treg tani ka arritur në 20 për qind në qershor të këtij viti, ose 2.8 për qind më shumë nëse krahasohet me muajin e njëjtë të vitit 2009.
Me sa duket kjo rritje e Chrome ka shkuar në dëm të Internet Explorer të kompanisë Microsoft, shfletues ky i cili ka shënuar rënie, në anën tjetër.
Më saktë, pjesëmarrja e Internet Explorer ka rënë nga 59 për qind që kishte në 2009, në 44 për qind, këtë vit.
Mirëpo, IE nuk ka qenë shfletuesi i vetëm i cili ka pasur rënie, pasiqë edhe Firefox ka rënë nga 30 në 28 për qind.
Post a Comment