Prezantimi i rrjetit të ri social Google +, ka bërë që gjigandi motorrik të mos zgjasë më kontratat me rrjetet e tjera rivale. Rasti më i fundit ka qënë ndalimi i bashkëpunimit me Twitter.
Google njoftoi se me mbarimin e kontratës, ndërpreu edhe funksionin e kërkimit në kohë reale, që i lejonte këtij të fundit të gjente edhe azhornimet e sapo postuara të personave në Twitter.
Ndërsa falenderoi dhe vlerësoi bashkëpunimin për një periudhë 2-vjeçare me rrejtin social, zëdhënësi i Google tha se, ky shërbim do të kthehet në të ardhmen, duke nënkutuar se ai do të vijë për përdoruesit së bashku me rrjetin më të ri social Google +
Post a Comment