Postimet e fundit :

Facebook bëhet me video-chat (Video)


New York, 7 korrik – Rrjeti më i njohur dhe më masiv social Facebook duket sikur ka nisur të ndjejë frikë nga Google +. Vetëm disa ditë pasi Google nisi testimin e projektit të ri, Facebook njoftoi se në partneritet me Skypen do të nisë shërbimin e video-chatit.

Pritet që ikona e video-chatit të paraqitet në hapësirën e chatit aktual. Lajmin e bëri publik njeriu i parë i Facebook, Mark Zuckerberg, që gjithashtu zbuloi se faqja e tij tashmë ka mbi 750 milionë përdorues.

Tash për tash Facebook do të ofrojë vetëm Një në Një video, dhe jo në grup, siç e ka Google +, e që quhen Hangout. Kjo nuk është hera e parë që Facebook e Skype bashkëpunojnë. Sipas Zuckerbergut, më vonë mund të shtohen të tjera mundësi video që ofron Skype.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter