Postimet e fundit :

Google lançqon Prizes.org


Google ka nisur në heshtje një faqe të re të internetit që i lejon njerëzit për të ngritur konkurse dhe ofron para për fituesit.

Platforma e re, e quajtur Prizes (çmimet), i lejon njerëzit të krijojnë gara të cilat përqëndrohen rreth pyetjeve dhe detyrave të veçanta.

Përdoruesit mund të ofrojnë shpërblime në të holla për garat që ata kanë ngritur.

"Prizes.org është një vend ku ju mund të krijoni konkurse dhe të lejoi njerëzit të konkurrojnë për një çmim të zgjedhjes tuaj. Paraqitja më e mirë fiton çmimin" shpjegon faqja e internetit.

Google beson se njerëzit do të ndihmojnë njëri tjetrin në zgjidhjen e problemeve dhe të paguhen për veprat e tyre në të njëjtën kohë. Shërbimi i ri drejtohet nga krijuesi i lojrave sociale Slide, i cili ishte marrë nga gjigandi i kërkimit vitin e kaluar.

Përdoruesit mund të hynë në faqen e internetit për të filluar krijimin e konkurseve dhe të fitojnë para duke përdorur të dhënat hyrëse në Twitter ose Facebook. Çmimet, pavarësisht se janë në pronësi të Google, nuk ka ardhur me mbështetjen e llogarive të Google.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter