Postimet e fundit :

Facebook bllokon eksportimin e miqve në Google+


Kaliforni, 11 korrik - Ja pra përsëri theksohet rivaliteti i vjetër i Google dhe Facebook. Facebook ka bllokuar eksportimin e listës së shokëve apo miqve nga shërbimi i vet në Google+. Ekstenzioni i Chrome i krijuar për këtë qëllim më nuk funksionon, kështu që s’ka më automatizëm – shfrytëzuesit tani duhet manualisht t’i marrin të dhënat e miqve të tyre.

Kjo nuk është asgjë e re, sipas rregullave të shfrytëzimit të Facebook, kjo kompani ndalon eksportimin e të dhënave të shfrytëzuesve, madje edhe nëse bëhet fjalë për miqtë tuaj, që shpjegohet nga ta si shkelje e privatësisë.

Mohamed Mansour, autor i ekstensionit Facebook Friend Explorer, thotë që “Facebook po përpiqet jashtëzakonisht shumë që të mos lejojë eksportimin e listës së miqve. Kanë filluar të largojnë e-mailat nga lista e miqve prej sot (5 korrik) kështu që ekstensioni për shumicën nuk do të punojë më. Versioni i ri dhe me dizajn të ri do të vie së shpejti, rrini me mua”.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter