Internet Explorer vazhdon të humbë shfrytëzues
Kaliforni, 11 korrik - Rënia e popullaritetit të web browserit të Microsftit, përkundër ndryshimeve pozitive në versionin 9 dhe atyre të paralajmëruara për versionin 10, po vazhdon dhe, sipas të dhënave të Net Applications, në qershor të këtij viti përqindja e shfrytëzimit të tij ka rënë nga 60,32 për qind sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në 53,58 për qind në nivelin global. Internet Explorer po afrohet rrezikshëm tek rënia nën gjysmën e tregut.
Hisen e humbur nga IE e kanë “marrë’ Google me Chrome, popullariteti i të cilit nga 7.16 për qind sa ishte vitin e kaluar është ngritur në 13,1 për qind, ndërkohë që ka pasur rritje edhe të Safarit nga 5,09 për qind në 7,48 për qind, ndërsa Firefoxi thuhet se ka shënuar një rënie të vockël të popullaritetit.
Ndoshta Microsofti do të duhej të mendojë edhe një herë për plasimin më të shpejtë të versioneve të reja?
Post a Comment