Postimet e fundit :

Ftohësit për punë të gjatë nga Arctic Cooling


New York, 4 korrik - Kompania Arctic Cooling ka prezantaur dy ftohës të rinj për procesorë të dedikuar për punë të pandërprerë. Freezer 13 CO dhe Freezer 13 Pro CO (Continuous Operation) janë dizajnuar për shfrytëzuesit të cilët nuk i fikin kompjuterët e tyre me ditë të tëra, ndërsa qëndrueshmëria dhe besueshmëria në punë sigurohet nga dy ventilatorë me bazamente sferike dhe mekanizmi kualitativ i montimit në pllakën amë.

Të dy zgjidhjet kanë dizajn klasik në formë pirgu, përmes të cilit kalojnë katër gypa bartës të nxehtësisë. Modeli Freezer 13 CO ka 45 fletëza alumini dhe ventilatorin me diametër 92 mm me shpejtësi rrotullimi prej 600 deri 2000 rpm. Versioni Freezer 13 Pro CO vjen me dy fletëza më shumë dhe ventilator më të madh 120-milimetërsh me shpejtësi rrotullimi prej 300 deri 1350 rrotullime në minutë.

Përveç këtyre versioni Pro ka edhe ventilatorin 50-milimetërsh në bazën e ftohësit, i cili rrotullohet me shpejtësi prej 700 deri 2700 rpm. Këta ftohës janë të përshtatshëm për instalim në procesorët e AMD dhe Intel, ndërsa kushtojnë 32,95 euro (Freezer 13 CO) dhe 43,95 euro (Freezer 13 Pro CO).
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter