Photoshop të bënë keq për shëndetin
NEW YORK – Më të shëndetshëm, më të bukur dhe mundësisht më të vërtet. Mjaft më me modifikimet. Niset nga Amerika kryqëzata e mjekëve kundër Photoshop-it. Të bukur si premton ajo reklamë apo ajo modele nuk do të jeni kurrë, sepse modelja mund të jetë e bukur por nuk është reale sepse e kanë modifikuar me Potoshop.
Në realitet emri Photoshop, i takon një programi shumë të famshëm që lejon modifikimin e fotografive. Praktikë kjo që është përdorur gjatë nga profesionistët e sektorit, por tani është bërë aq popullore sa ka aplikacione edhe për telefonat që të lejojnë modifikimin e fotove.
Vip-i më i “fotoshopuar” i momentit është Kim Kardashian. Por në faktë nuk ka modele dhe aktore që para se të përfundojë në faqet e revistave nuk “fotoshopohet”.
Prandaj Shoqata Amerikane e Mjekësisë, shoqata më e madhe e mjekëve në botë, vendosi të lëshoi alarmin. Këto modifikime bëjnë që të krijohen aspetativa jorealistike mbi imazhin që kemi për trupin tonë dhe më të prekur janë adoleshentët. Shoqata po përpiqet të sensibilizojë agjencitë publicitare dhe profesionistët e sektorit.
Post a Comment