ISP-të amerikane aplikojnë “gjashtë vërejtje”
Los Angeles, 12 korrik - Duke ndjekur modelin francez, ISP-të më të mëdha amerikane kanë arritur marrëveshjen me studiot e Hollywoodit që të fillojnë një seri të vërejtjeve për shfrytëzuesit të cilët e shfrytëzojnë Internetin për download të përmbajtjeve të piratizuara. Me këtë rast vërejtjet do të jenë të njëanshme dhe pa vendim gjyqi nuk do të zbulohet identiteti i shfrytëzuesit, ndërsa pas vërejtjes së katërt ISP-të do të mund të aplikojnë zvogëlimin e përkohshëm të shpejtësisë së qasjes ose masa të tjera. Pas gjashtë vërejtjeve do të mund të shkyçet nga interneti. Ose jo, sepse kjo marrëveshje u lë shumë liri ISP-ve dhe në të vërtetë më shumë është menduar si masë edukative sesa represive.
Pas padive masive anonime në të cilat zhvateshin dëmshpërblime, kjo të paktën tingëllon si një qasje më e civilizuar.
Post a Comment