Postimet e fundit :

Shtyhet Xperia Pro


New York, 12 korrik - Sony Ericsson edhe një herë shtyn fillimin e shitjes së smartphoneit rrëshqitës Xperia pro, i cili bazohet në sistemin operativ Android 2.3. Koha e fillimit të shitjes tashmë ka lëvizur nga qershori në korrik, ndërsa informatat e fundit thonë që mund të pritet në shitje vetëm kah tetori, përkatësisht në fillim të çerekut të fundit të këtij viti.

Xperia Pro ka dizajn rrëshqitës me tastierë fizikë, ekran 3,7-inçësh me rezolucion 854 x 480 pikë, kamerë me 8 megapixelë me blic LED, dalje HDMI dhe përkrahje për 3G, WiFi dhe Bluetooth 2.1. Ka procesor gigahercësh Snapdragon MSM8255 dhe 320 MB memorie, ndërsa ruajtja e të dhënave bëhet përmes kartelave microSD. Çmimi nuk dihet akoma.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter