Muajin e ardhshëm në Japoni do të lansohet seria e re e konsolave të lojërave të “Sony-t” PS3 (PlayStation 3), ajo CECH-3000. Bëhet fjalë për versionin e riadaptuar “slim” (të hollë) të kësaj pajisje. Konsola e re do të jetë e rëndë 2.6 kilogramë, derisa pesha e versionit të mëparshëm ishte diku rreth tre kilogramë.
Konsola do të ketë edhe harxhimin më të vogël të energjisë elektrike (200 vat) në krahasim me versionin e mëparshme që harxhonte (230 vat). Pamja dhe materiali nga u cili është bërë konsola, megjithatë kanë mbetur të njëjtë. Ndërsa karakteristika tjera do të mësohen në ditët në vijim.
Post a Comment