Postimet e fundit :

Toshiba dhe Nvidia befasi për adhuruesit e videolojërave


Prodhuesi i cili qysh moti është i njohur për ne për kompjuterët personalë të pakompromis, Toshiba, tani ka bërë të ditur fillimin e vijës së tij të laptopëve për adhuruesit e videolojërave. Më i dalluari ndër ta është modeli 17 inç Qosmio X770, i cili do të vijë në dy versione – atë të rregullt dhe në versionin 3D.
Të dy versionet do t’i lëvizë procesori me katër bërthamë i Intel-it i7 (2640QM), për ruajtjen e të dhënave janë të ngarkuar jo një por dy hard-disqe, që jep kapacitet maksimal prej 1.5 TB (2 x 750 GB), ndërsa në ta mund të futen deri në 8 GB DDR3 memorie.
Aty janë edhe 3 portet USB 2.0 dhe një USB 3.0, pastaj porti HDMI, lexuesi i kartelave, WLAN 802.11 b/g/n, Bluetooth 3.0 + HS dhe zmadhuesit e zërit Harman/Cardon me Subwoofer. Për estetikë, përveç shtëpizës me dizajn atraktiv me ngjyrë të argjend dhe shiritave të kuq, përkujdesen edhe tastet multimediale të ndjeshme në prekje si dhe ndriçimi i pasmë i kuq i tastierës.
Dallimi kryesor mes modelit X770 dhe X770 3D, janë ekrani dhe nën-sistemi grafik. Përderisa ekrani në modelin X770 është me rezolucion 1600 x 900 piksel, ai në X770 3D është shumë më i fortë, 1920 x 1080 piksel.
Procesori grafik, i jashtëzakonshëm
Komponenti më i rëndësishëm i këtyre laptopëve të rinj, padyshim se është procesori grafik– modeli i ri i Nvidia-s GTX 560M, i cili performancat grafike të laptopit, do t’i përafrojë me ato të kompjuterëve personalë. Në krahasim me GT 540M, GTX 560M sjell dyfish performanca më të mira, mbështetje për DirectX 11, 3D, PhysX dhe Verde.
Sipas pohimeve nga Nvidia, GTX 560M do të jetë në gjendje të lëvizë lojën Crysis 2 me 1920 x 1080 piksel, ndërsa Duke Nukem Forever, me rezolucion të njëjtë, përkrah detajeve në “Ultra Detail” dhe Anti Aliasing me 40-50 FPS.
X770 dhe X770 3D do të kenë versione të ndryshme të Chipset-it GTX 560M, që të dy me sasinë e njëjtë të video-memories (1.5 GB GDDR5), por në rastin e modelit X770 me teknologji Optimus për optimizim të harxhimit të rrymës, ndërsa në rastin e X770 3D, pa këtë por me teknologji të përshtatshme 3D. Modeli 3D do ta ketë ueb-kamerën 3D me dy objektivë, për video-konferencë 3D. Çmimi i tyre në tregun evropian do të jetë rreth 1300 euro.
Karakteristikat e Toshiba Qosmio X770:
Procesori: Intel® Core™ i7-2630QM
Sistemi operues: Genuine Windows® 7 Home Premium 64-bit
Ngjyra: E argjendtë e kombinuar me të kuqe
Memoria e sistemit: 8,192 (4,096 + 4,096) MB
Memoria: DDR3 RAM (1,333 MHz)
Hard-disku: 1000 (Solid State Hybrid 4G Drive me 500GB dhe 4GB NAND flash + 500GB) GB
Teknologjitë: CD-RW, DVD-ROM, DVD-R, DVD-R(DL), DVD-RW, DVD+R, DVD+R(DL), DVD+RW, DVD-RAM, BD-ROM, BD-R, BD-R(DL), BD-RE, BD-RE(DL)
Ekrani: 43.9 cm (17.3inç)
Tipi: Toshiba TruBrite® HD+ TFT High Brightness
Grafika: NVIDIA® GeForce® GTX 560M me teknologjinë CUDA™ dhe NVIDIA® Optimus™
Rezolucioni: 1920 x 1200
Lidhjet: Wi-Fi, Bluetooth® 3.0 + HS
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter