Harduer
Më parë përcaktonte termi hardware në anglisht copa metali, me të cilat forcoheshin prodhime druri, me qëllim për të rritur cilësine(forcën, përdorimin e jetëgjatësinë) e tyre.
Sot përdoret harduer ndër të tjera për pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik (Njehsor). Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese (procesori, kujtesa kompjuterike, etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në harduer hyn çdo gjë që mund të preket. Përkundrazi përcaktohen si softuere programet e të dhënat (që nuk mund të preken).
Në harduer hyjnë:
- Mjetet dhënëse ( Shtypësi [printer], Ekrani, Rrezatuesi [Beamer], Zëforcuesi [altoparlanti]...)
- Mjetet futëse ( Tastiere, Mi, Kërraba [Joystick]...)
- Mjetet ruajtëse (Disk, Kujtesë rrufe, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk...)
- Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikes], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB-Karta...)
- Mjetet lexuese (lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
- Pjesa themelore e ndërtimit të njehsorit ( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: mother- apo main-board), Çipi, Procesori dhe Kujtesa kompjuterike./kekompjuter
Post a Comment