Kompania e njohur Archos, në fund të shtatorit në shitje nxjerr dy kompjuterë tablo të bazuar në sistemin operues Android 3.1. Bëhet fjalë për tablotë me ekrane 8 dhe 10.1 inç (80 G9 dhe 101 G9), që të dy të pajisur me procesor Texas Instruments OMAP4 me takt pune 1.5 GHz.
Rezolucionet e ekranit janë 1024x768 piksel (8 inç) dhe 1280x800 piksel (10.1 inç), ndërsa këto pajisje kanë hapësirë Flash për ruajtjen e të dhënave, portin për kartelat e memories microSD, mbështetjen për WiFi dhe Bluetooth 2.1, kamerën e përparme me opsion të xhirimit të videove 720p, USB dhe konektorë mini HDMI, si dhe GPS, akselerometër dhe kompas digjital.
Tablotë e paralajmëruara, mund t’u pëlqejnë adhuruesve të multimediave, pasi përkrah memories 16 GB NAND, kanë të integruar edhe hard-diskun 250-gigabajt Seagate Momentus Thinm, i mjaftueshëm për ruajtjen e shumë filmave, muzikës dhe fotove. Në ofertë do të jenë edhe portet e përshtatshme USB 3G, derisa çmimet e këtyre tablove do të jenë 279, respektivisht 349 dollarë./zëri/kekompjuter.
Post a Comment