Microsoft pretendon se botnet-ët nuk janë të pathyeshëm
Gjigandi i programeve komjuterike Microsoft ka deklaruar se botneti nuk është i pathyeshëm. Richard Boscovich, një punonjës me njësinë Digital Crime Unit të Microsoft-it, ka informuar në një blog se, që kur Microsoft kishte rrëzuar "Rustock botnet" duke kapur disa komanda dhe qëndra kontrolli në SHBA, numri i pajisjeve të infektuara globalisht me virusin ka shkuar nga 1.6 milion në 700,000 në qershor. "Ndërsa ne vazhdojmë përpjekjet tona për të luftuar krimin elektronik, një gjë është e qartë: këto kërcënime nuk mund të trajtohen vetëm. Ishte nëpërmjet përpjekjeve të kombinuara të Microsoft-it që që Rustock u rrëzua" shkruajti Boscovich në një blog. Microsoft, i cili kishte bashkuar forcat me agjensitë e zbatimit të ligjit (më 16 mars) për të rrëzuar botnet-in, kishte filluar gjithashtu një fushatë në Rusi për të gjetur identitetin e hakerëve rus përgjegjës për botnet-in.
Post a Comment