Google planifikon versionin e biznesit për Google+
Google ka njoftuar se po punon në një version për biznesin në platformën e rrjetit të saj social. Një nga punonjësit e Google ka postuar në një blog në Google Plus, se mënyra se si njerëzit vepronin me miqtë e tyre ishte e ndryshme nga mënyra se si ata ndërveprojnë me një markë apo biznes. Për të siguruar përvojën më të mirë të mundshme për të gjithë përdoruesit, kompania po punonte në krijimin e një përvoje Google Plus, veçanërisht për bizneset dhe markat. Google i ka kërkuar bizneseve të mos krijojnë profilet e tyre në Google Plus deri sa të nxjerrë profilet e biznesit në platformë. Kompania tha se profilet e biznesit do të ishin më të përshtatshëm për nevojat e bizneseve se sa një profil i zakonshëm.
Post a Comment