Çmimet e monitorëve ndjeshëm kanë rënë viteve të fundit. Një situatë të tillë e ka shkaktuar një gjeneratë e re e botës së informatikës dhe elektronikës. Ardhja e Netbook-ve në përgjithësi e ka ulur interesimin për kompjuterët e tavolinës, pikërisht për shkak të prakticitetit, ekonomisë dhe kushteve më të lehta të punës (më pak zënie të vendit, më pak kabllo dhe të ngjashme).
Përveç që secili telefon i mençur ka karakteristika sikurse kompjuterët para disa viteve, ardhja e tablove ka filluar ndjeshëm të ndryshojë situatën. Në të vërtetë, kompjuterët e tavolinës në fund do të mbesin në përdorim vetëm nga ana e adhuruesve së videolojërave, sepse tashmë Netbook-ët dhe tablotë kanë filluar të zëvendësojnë këto që i përmendëm më lart. Mirëpo, kjo nuk është aspak e keqe.
Çmimet e kompjuterëve ngadalë por sigurt po ulen, vijnë teknologjitë e reja dhe të gjithë janë të lumtur. Mirëpo, konkretisht në këtë shkrim, fatin e tyre do ta gjejnë adhuruesit e videolojërave dhe ata që i duan multimediat kompjuterike. Ne ju prezantojmë disa monitorë me perfomanca të mira dhe çmime të arsyeshme.
LG Flatron W2240S-PN
Tashmë kompania LG ka së paku një monitor i cili është më i shituri. Edhe pse tashmë janë të njohur për çmime të ulëta në krahasim me konkurrentët, këtë herë vërtet janë munduar që blerësve t’u tregojnë se çfarë nënkuptojnë çmimet më të arsyeshme. Flatron është seria e monitorëve të LG-s që tashmë njihet nga blerësit, ndërsa përparon nga gjenerata në gjeneratë. Këtu bëhet fjalë për monitorin me diagonale 22 inç.
Është një zgjedhje e shkëlqyeshme për adhuruesit e videolojërave, sepse përveç madhësisë, gjithashtu ka edhe rezolucion Full HD (1920 x 1080 piksel). Sa i përket porteve të kyçjes, ky monitor ka vetëm portin D-sub (VGA), por kjo nuk do ta zvogëlojë bukurinë e fotografisë, sepse rezolucioni është në HD.
Sikurse te shumica e modeleve LG, edhe ky ka opsionin F-engine, i cili edhe më shumë e ndriçon dhe e filtron fotografinë dhe me këtë krijon një përjetim edhe më natyral dhe më të shëndetshëm për sy. Monitori ka kontrast tipik (70 000:1), ndriçim solid (250 cd/m2) me kohë të përgjigjes 5ms. Është një zgjedhje e shkëlqyeshme për secilin që dëshiron të arrijë më shumë dhe të investojë më pak. Çmimi 97 euro.
Acer A221 HQB
Njëjtë sikurse LG, ky model i Acer-it ka karakteristika të ngjashme me çmim po ashtu të arsyeshëm. Edhe pse është pakëz më i shtrenjtë se modeli i LG-s, ky model i Acer-it ka kënd më të mirë të shikimit të pastër. Ekrani TFT me diagonale 21.5 inç, ka rezolucion të plotë HD me 1920 x 1080 piksel dhe me kontrast 50 000:1.
Ndriçimi i ekranit është 250 cd/m2 me përgjigje prej 5ms. Sa u përket porteve të kyçjes, sikurse LG, edhe ky i Acer-it ka vetëm portin VGA, por vetë rezolucioni dhe madhësia e ekranit, zvogëlojnë efektet e kësaj mangësie.
Sa i përket këndit të shikimit, ai është 160 shkallë. Me dizajn të shkëlqyeshëm dhe karakteristika të mira, do të përshtatet mjaft mirë në çdo shtëpi, ndërsa posaçërisht do të gëzojë ata që duan të kënaqen në magjitë e arritjeve grafike. Çmimi 103 euro.
Samsung B2230N
Samsung është njëri nga pionierët sa i përket prodhimit të monitorëve për kompjuterë, posaçërisht në fillim të prodhimit të pajisjeve të tilla. Konkretisht, ky model dallon nga të tjerët, sepse me performanca është më i ulët, ndërsa çmimin e ka tejet të arsyeshëm. Përveç kësaj, ka një dizajn mjaft interesant, pakëz më ndryshe dhe më të veçantë.
Nga portet ka vetëm atë VGA, sikurse shumica e monitorëve të kësaj klase. Mirëpo, përveç kësaj, diagonalja e ekranit prej 21.5 inç dhe rezolucioni i plotë HD, janë karakteristikat kryesore që i kërkojmë te monitori. Ekrani ka kontrast të dritës prej 70 000:1, ndriçim prej od 300 cd/m2 dhe këndin e shikueshmërisë prej 170 shkallëve në vijë të rrafshët.
Koha e përgjigjes është 5ms. Sido që të jetë, një zgjedhje e shkëlqyeshme, ndërsa madhësia dhe dizajni janë pikat më të forta që tërheqin blerësit. Çmimi është 122 euro./Zëri/kekompjuter.
Post a Comment